Prodhimi i verës, arkeologët zbulojnë fakte të reja

Arkeologët janë të zënë me punë duke larguar dheun në një gërmim të bërë në Imiri, në Gjerogjinë jug lindore.Shkencëtarët besojnë se siti përmban artifakte që mundet një herë e përgjithmonë të provojnë se Gjeorgjia është vendi më i lashtë në botë, përsa i përket prodhimit të verës.Tetë mijë vjet më parë, gjatë periudhes neolitike, fermat dhe agrikultura kanë qenë në lulëzim në tre fshatra që tashme njihen si rrënojat kulturore Shulaveri-Shumitepe në Luginen Marneuli.Dhe një nga produktet që rritej dhe kultivohej ishte rrushi për të bërë verë.Stephen Batiuk është nga Universiteti i Torontos. Ajo që është domethënëse për këtë sit është se ai prodhonte një nga shembujt më të hershëm të njohur të rrushit të zbutur, i cili ne besojmë se ka qenë i përfshirë në prodhimet më të herëshme të verës. Ne e dimë se një vozë verë është zbuluar në Shulaveri, cka gjithashtu na mundësoi prova mbi prodhimin e hershëm të verës. Por këtu, në sitin Imiri, vera mund të prodhohej edhe më herët, duke e cuar kështu prodhimin e verës në Gjerogji deri në 6000 vjet para erës sonë.David Lordkipanidze, është drejtori i Muzeut Kombëtar të Gjerogjisë. Synimi i këtij projekti, thotë ai, është të kërkojmë për historinë e agrikulturës. Nuk është vetëm pyetja e verës më të hershme dhe ne kemi gjetur gjurmë të prodhimit shumë të vjetër të verës, por gjithashtu për të parë zbutjen e farave, të produkteve të ndryshme agrikultural, cka tregon se Kaukazi dhe Gjeorgjia ishin pjesë e këtij territori të madh gjeografik, të ashtuquajtur Rritja Fertile, ku agrikultura e parë po shfaqej dhe qytetërimet e para po shpërndaheshin.Rritja Fertile është një pjesë toke që zgjatet nga Egjipti i sipërm në Mesopotami, Irakun modern të sotëm, Kuwait dhe Sirinë veri lindore./oranews.tv/