Avionët e detit, a janë ato e ardhmja e fluturimeve transatlantike?
Në të ardhmen, fluturimet transatlantike mund të bëhen edhe nëpërmjet lundrimit në det.Në vend që të shkojnë nëpër aeroporte, pasagjerët mund t’i presin hidroavionet gjigante në brigjet detare.Sipas Dr. Errikos Levis, një hulumtuesi në Departamentin e Aeronautikës së Kolegjit të Londrës, avionët e detit mund të jenë përgjigjja e të paktën dy prej çështjeve më të mëdha të aviacionit: trafiku në aeroport dhe zhurmat e mëdha.“Ne mund të përdorim avionët e detit për të larguar zhurmë nga zonat e populluara dhe të zvogëlojmë nevojën për të pasur një infrastrukturë më të gjrë,” thotë ai.Dr. Levis është bashkëautor i një studimi për avionët e detit si një projekt i së ardhmes. Sëbashku me profesor Varnavas Seghides, ai ka dizajnuar një seri avionësh që mund të mbajnë nga 200 deri në 2000 pasagjerë.