Katastrofat natyrore, mënyra e re për përballjen me pasojat

Në një zonë trajnimi për zjarrëfikësit në Barcelona, shkencëtarët dhe punonjësit e shpëtimit nga e gjithë Europa janë duke punuar bashkë në një projekt kërkimor të pazakontë.Ata janë duke testuar një detektor prototip për njerëzit e ngecur nën rrënojat e një tërmeti ose pasi një ndërtese është shkatërruar.‘Njerëzit mund të mbijetojnë lehtësisht pa ushqim, le të themi tre javë. Por pa ujë, ndoshta tre ose katër dite,’ thotë punonjësi i shpëtimit Raimo Rasijeff nga Qendra e Menaxhimit Finlandez të Krizave.Denis O’Driscoll, nga shërbimet e shpëtimit dhe të zjarrit në Buckinghamshire bie dakort:‘Nëse ne mund të gjejmë njerëz, ose të paktën t’i lokalizojmë ata dhe t’i ofrojmë atyre një lloj mbështetje mjekësore brenda 24 orëve, mbijetesa e tyre, edhe nëse shpëtimi zgjat për një periudhë më të gjatë kohe, është shumë shumë më e lartë.’‘Nëse lokalizojmë një viktime për të cilin jemi të sigurtë se është i vdekur, ne do të shkojmë dhe do të marrim trupin, por ndoshta jo menjëherë. Në vend të kësaj, ne do të përqendrohemi në përpjekjet tona në zona ku ne jemi të sigurtë se do te gjejmë njerëz që janë ende gjallë.’‘Është një garë mes kohës dhe jetës,’ shton Raimo Rasijeff.Sistemi është dizenjuar për të nuhatur atë që qentë e shpëtimit nuk munden.Dhe për të parë atë që punonjësit e shpëtimit nuk munden.‘Nuk është gjithmonë e lehtë, ndonjëherë ju mund të shihni atë që duket si një gisht që del nga rrënojat, por a është me të vërtetë një gisht? Ose a është ndonjë gur ose ndonjë mbetje? Kështu, për shembull, ne kemi kamerat e imazherisë termike, të cilat na lejojnë ne të verifikojmë zgjedhjet tona dhe vendimet,’ thotë zjarrefikesi francez Nicolas Aced.Një viktime fallco lokalizohet më në fund falë informacioneve të kombinuara të mundësuara nga kamerat termike dhe sensorët kimike të dizenjuar enkas.‘Personi i ngecur po vuan nga stresi ekstrem, cka do të thotë se fryma e tij ka përmbajtje të vecantë kimike si aceton ose CO2,’ thotë inxhinieri i telekomunikimeve Jesus Bussion.‘Kjo makineri është zhvilluar për të matur ajrin nën rrënoja dhe për të dalluar të tillë kimikate të cilat nënkuptojnë se aty mund të jetë një viktimë.’Sensoret kimike të përshtatur në këtë prototip surprizues u zhvilluan falë një eksperimenti si asnjë më parë.Në departamentin e kimisë në Universitetin e Loughborough në zemër të Anglisë, kërkuesit kanë rekrutuar vullnetarë për një lloj të çuditshëm testi.Vullnetari Liam Heaney po qëndron brenda asaj që duket si një arkivol xhami.‘Ata po përpiqen të shohin nëse ata mund të gjejnë shenja jete nën ndërtesat e shkatërruara,’ thotë ai.Ajo që kërkuesit po përpiqen të gjejnë janë sinjalet kimike të dërguara nga trupi i ngecur. Mattheë Turner është një kimist analitik në Universitetin e Loughborough.‘Ne duam të dallojmë përbërje të paqëndrueshme organike që janë në ajrin përreth nesh,’ thotë ai. ‘Kur një ndërtese rrezohet, shenja e një personi është ajo që ne po përpiqemi të dallojmë përmes fazave të ndryshme të materialeve të ndërtesës në thellësi të ndryshme.’Kolegu i tij, Pareen Patel, fut sensore në gjoksin e Liam-it:‘Kështu, sensorët janë për presionin e gjakut dhe ritmin e zemrës. Ne nuk duam të shohim fillimisht ndonjë lloj stresi kështu që marrim të dhënat fillestare.’‘Pas qëndrimit disa orë në kuti, unë do të filloj të ndjej etje dhe uri sepse ne nuk kemi akses ndaj ndonjë pije ose ushqimi,’ thotë Liam. ‘Unë mendoj se do të jetë ok për të filluar, por mund të bëhet pak e parehatshme gjatë fundit.’Eksperimenti i sotëm zgjat për gjashtë orë, por të tjerët zgjasin deri në 24 orë.‘Ju filloni të ndjeni ajrin brenda kutisë teksa behet pak më i lagësht dhe pak më i rëndë. Por, nga ana tjetër ishte përgjithësisht ok,’ thotë Liam, pasi ka përfunduar cdo gjë.Kimistja analitike Helen Martin shpjegon se çfarë vjen më pas:‘Kështu, ajo që po bëjmë duke përdorur profilin kimik në frymë, në lëngje dhe në lëkurë, është se po përpiqemi të gjejmë shënjues te ndonjë gjëndje të cilën po kërkojmë.’Paul Thomas është profesor i shkencave analitike në universitetin e Loughborough. Ai shpjegon çfarë ndodh kur një person nuk ka akses në ushqim apo ujë.‘Teksa ju digjni të gjithë sheqerin, fibrat dhe karbohidratet në ushqimin e ngrënë, ju më pas i drejtoheni djegies së yndyrnave. Ju do të filloni të konsumoni yndyrnat dhe dhjamin në trupin tuaj. Kur ju të bëni këtë gjë, sinjalet në frymën tuaj ndryshojnë. Dhe acetoni, për shembull do të rritet. Kështu, në një trup të ngecur, ne gjejmë nivele të larta të acetonit, nivele CO2 dhe gjithashtu nivele të larta isoprene, një përbërje kimike e gjeneruar nga kolesteroli në trupin tuaj. Dhe më pas, ne gjithashtu kemi amoniak, i cili është i lidhur me urinimin dhe djersën dhe që vjen gjithashtu nga lëkura,’ thotë Profesor Thomas.Helen Martin analizon rezultatet në ekranin e saj:‘Kështu ajo që po na tregon ne qartësisht, është se ka profile kimike në eksperimentin tonë me rrënoja dhe me njerëz në kuti. Ne mund të shohim qartësisht se ka një person të gjallë në dhomën boshe, krahasuar me atëherë kur nuk ka asnjeri aty.’Ky është një informacion i vyer për specialistet të cilët dizenjojnë instrumetin që do të ndihmojë në gjetjen e njerëzve nën rrënoja sipas Professor Thomas:‘Këto matje i lejojnë specialistëve të sensorëve të fillojnë të dizenjojnë procesimin aktual të sinjaleve dhe algoritmet e alarmit për të ditur nivelet e alarmit të përbërjeve kimike.’Në zonën e trajnimit në Barcelona, një viktimë e dytë fallco po mungon ende.Teksa ata vazhdojnë kërkimin e tyre, punonjësit e shpëtimit instalojnë sensore ëireless të dizenjuar për të kapur sinjale jetë edhe pasi ata kanë lënë zonën.Filmime dhe të dhëna kimike përpunohen me harta të detajuara dhe procesohen në një njësi të qendërzuar të lidhur në rrjet.‘Lidhja në rrjet i lejon një eksperti ndërkombëtar të ndjekë të gjithë operacionin e shpëtimit live nga shtëpia. Ky ekspert do të jetë i aftë të shohë çfarë po ndodh në zonë. Ai do të ketë të njëjtin informacion sikurse punonjësit e shpëtimit të zonës dhe do të jetë i aftë të ndërhyjë,’ thotë zhvilluesi i softëare Nuno Ferreira nga Portugalia.Një shpërthim i papritur shkakton një zjarr.Punonjësit e shpëtimit përdorin kamerat speciale për të parë përtej tymit dhe lokalizojnë viktimën e dytë.Është koha që shpëtuesit të japin opinionin e tyre mbi këtë prototip.‘Gjithë e gjithë, funksionon mire. Ka një shkëputje të vogël kohore mes momentit kur makina merr informacionin dhe momentin që e sjell tek ne,’ thotë zjarrefikesi francez Nicolas Aced.‘Ajo që më pëlqen shumë është se ka një sistem me ëireless. Teknologjia e shpëtimit që ne po përdorim tani gjithmonë ka kabllo dhe ndonjëherë teksa punon ju këpusni ndonjë kabëll se ato ngecin,’ thotë Raimo Rasijeff nga Qendra Finlandeze e Menaxhimit të Krizës.Punonjësit e shpëtimit duken në përgjithësi të kënaqur me prototipin megjithëse ka ende vend për përmirësim sipas disave. Sebastia Bassague, nga brigada e zjarrit në Catalonia thotë se ka disa materiale ndërtesash të cilat, kur shkatërrohen, formojnë një lloj rrënoje shumë homogjene, paksa si një mal me rërë, pa vrima dhe ku ajri dhe aromat nuk qarkullojnë. Kështu që, sistemi aktual ka nevoje të evolojë për të na ndihmuar në këto situata. Dhe paketa duhet gjithashtu të jetë më e lehtë, sipas tij.Megjithatë, ky lloj sistemi, pa diskutim që do të vijë në ndihmë për situata emergjente duke mundësuar një nivel më të lartë suksesi./oranews.tv/