Pasqyra memorje, shopping tashmë më i lehtë

Të gjithë të apasionuarit pas shoppingut e dinë se të provosh veshje të reja mund të konsumojë goxha kohë, sikurse të rezultojë demoralizuese dhe lodhëse. Dhe në dhomën e veshjes, ju shpesh nuk merrni një pamje të plotë të asaj që po provoni.Por në San Francisco, SHBA, kërkuesit kanë arritur në një zbulim, Pasqyra Memorje, e dizenjuar për ta bërë blerjen e veshjeve shumë më të lehtë. Pajisja përmban një video kamera, e cila regjistron një pamje prej 360 gradësh të mënyrës se si duket veshja dhe bën krahasime cip me cip. Gjithashtu mund të luajë edhe rrotullimet, në mënyrë që blerësit të shohin veten e tyre nga të gjitha këndet. Dhe mundet madje të sugjerojë edhe aksesorë.Alysa Stefani është një menaxhere shitjesh në Neiman Marcus dhe ka provuar pikërisht këtë pasqyrë: ‘Ka qenë e mrekullueshme për klientët tanë të cilët me të vërtetë duan të marrin një pamje të plotë të asaj që po provojnë, të cilët mund të jenë duke provuar shumë veshje njëkohësisht dhe janë të sigurtë dhe madje duan të kenë një pamje prej 360 gradësh e cila është e vështirë të gjendet në dhomën e veshjes.’Pasqyra regjistron një video tetë sekondëshe, e cila është e mbrojtur me password dhe mund të dërgohet me email, në mënyrë që blerësit të kërkojnë opinione nga njerëzit e tjerë. Pasqyra gjithashtu mund të ndryshojë ngjyrën e veshjes dhe mban mend cdo gjë që një person provon, për të evituar provën e të njëjtës veshje dy herë. Ajo mundet madje t’ju tregojë se si dicka do të përshtatet pa patur nevojë ta provoni fare.Rebecca Minkoff është drejtuesja e Uri Minkoff dhe demonstron pasqyrat: ‘Ky është një mjet shumë i mirë për njerëzit që të kenë mundësi ta zbulojnë. Për shembull, kjo është një xhaketë e bukur, unë mund të shoh se si është veshur në mënyra të ndryshme, tani po edukohem dhe po më jepen këshilla stilimi këtu. Por le të themi se unë dëshiroj ta shtoj këtë në dhomën time, unë jam një masë e vogël, unë e zgjedh këtë, e shtoj në dhomën time dhe shkon pikërisht lart’Pyetja është se si kompanitë mund të sigurojnë konsumatorët se të dhënat e tyre do të mbrohen dhe se si mund të përdoret në të ardhmen.Alysa Stefani është një menaxhere shitjesh në Neiman Marcus dhe ka provuar pikërisht këtë pasqyrë: ‘Ka qenë e mrekullueshme për klientët tanë të cilët me të vërtetë duan të marrin një pamje të plotë të asaj që po provojnë, të cilët mund të jenë duke provuar shumë veshje njëkohësisht dhe janë të sigurtë dhe madje duan të kenë një pamje prej 360 gradësh e cila është e vështirë të gjendet në dhomën e veshjes.’Pasqyra regjistron një video tetë sekondëshe, e cila është e mbrojtur me password dhe mund të dërgohet me email, në mënyrë që blerësit të kërkojnë opinione nga njerëzit e tjerë. Pasqyra gjithashtu mund të ndryshojë ngjyrën e veshjes dhe mban mend cdo gjë që një person provon, për të evituar provën e të njëjtës veshje dy herë. Ajo mundet madje t’ju tregojë se si dicka do të përshtatet pa patur nevojë ta provoni fare.Rebecca Minkoff është drejtuesja e Uri Minkoff dhe demonstron pasqyrat: ‘Ky është një mjet shumë i mirë për njerëzit që të kenë mundësi ta zbulojnë. Për shembull, kjo është një xhaketë e bukur, unë mund të shoh se si është veshur në mënyra të ndryshme, tani po edukohem dhe po më jepen këshilla stilimi këtu. Por le të themi se unë dëshiroj ta shtoj këtë në dhomën time, unë jam një masë e vogël, unë e zgjedh këtë, e shtoj në dhomën time dhe shkon pikërisht lart’Pyetja është se si kompanitë mund të sigurojnë konsumatorët se të dhënat e tyre do të mbrohen dhe se si mund të përdoret në të ardhmen./oranews.tv/