Veliaj 40 mijë vota më pak se koalicioni, Halimi 40 mijë më shumë se APPD
Rezultati i votave të dy koalicioneve të mëdha në votën për Bashkinë e Tiranës, ka vërtetuar se aleanca e majtë nuk ka funksionuar në zgjedhjen e kryebashkiakut të kryeqytetit.Shifrat tregojnë se e majta ka marrë afro 40 mijë vota më shumë se sa mori kandidati i këtij koalicioni për kryetar bashkie, Erion Veliaj.Nga numërimi për bashkinë e kryeqytetit, rezulton se ASHE ka marrë 195.223 vota, ndërsa Veliaj mori 160.232 vota. Pra mes kandidatit dhe koalicionit ka një diferencë prej afro 40 mijë votash, aktualisht. Ky rezultat, ngre pikëpytetjen se cilët prej aletatëve nuk votoi kandidatin e propozuar nga koalicioni, Erion Veliajn.Por nëse e krahason me partinë që e kandidoi, Veliaj ia ka dalë të marrë më shumë vota se PS. Kjo forcë politike ka marrë 107.718 vota, pra rreth 53 mijë vota më shumë se sa Veliaj.Mjaft interesant shfaqen shifrat edhe në koalicionin e djahtë, APPD.Nga numërimi i votave rezulaon se Halim Kosova ka marrë 30 mijë vota më shumë se koaliconi i djathtë. APPD ka marrë 89.283 vota, ndërsa Kosova ka marrë 116.660 vota.Por Kosova, është përpara me vota edhe krahasuar me vetë PD. PD ka marrë në Tiranë, 76.426 pra 40 mijë vota më pak se kandidati Halim Kosova.Deri më tani, në rang kombëtar, nga numërimi i 4950 kutive nga 5301 ne total , , koalicioni i majtë ka siguruar 935.589 vota ndërsa ai i djathtë 463.762 vota.