Tsipras mbyll ditën e parë të takimeve në Bruksel, nuk ka marrëveshje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Qershor 2015, 22:42
Kryeministri Aleksis Tsipras, mbylli ditën e parë të bisedimve në Bruksel pa siguruar marrëveshjen e shumëkërkuar për të shpëtuar Greqinë nga falimenti.Pas takimeve të ndryshme me presidentin e Komisionit Europian, shefen e FMN-së dhe presidentin Bankës Qendrore Europiane, Tsipras dhe skuadra e tij e negociatorëve nuk arritën t'i mbushnin mendjen palës tjetër për të zhbllokuar edhe fondet e fundit nga programi i shpëtimit ndërsa pas pesë ditësh vendit i duhet të shlyejë 1,6 miliardë euro ndaj FMN-së.