Në një ceremoni të posaçme celebrohet festa kombëtarë e Urdhrit të Maltës

Në një ceremoni të posaçme, është celebruar festa kombëtarë e Urdhrit të Maltës. Një shtet pa territor që ka marrëdhënie bilaterale diplomatike me 120 vende në të gjithë botënUrdhri i Maltës  vendosi marrëdhënie diplomatike mes Shqipërisë  në vitin 1994, dhe Tirana iu shtua vendeve të tjera ku u shënua festa kombwtare. Në ceremoni morën pjesë personalitete të njohura nga politika, diplomacia e media.Përfaqësusei i Urdhrit të Maltës në Shqipëri çmoi raportet dy palëshe duke shprehur gatishmërinë për intensifikimin e tyre"Me Shqiperinë në kemi marrëdhenin diplomatike prej 21 vjetësh. Sot festojmë 21 vjetorin e këtyre marrëdhenieve që për ne janë shumë të rëndësishme. Në janar në Shqipwri,  erdhi edhe Princi dhe Mjeshtri i Madh i Urdhrit Sovran të Maltës, Fra' Matthew Festing, me ftesë të Presidentit të Republikës. Celebrojmë sot këtë moment historik të paharrueshëm, që do të përpiqemi me ambasadën tonë në Tiranë, ta çojmë përpara", u shpreh ai.Me ndihmën e vullnetarëve të shumtë Urdhrit të Maltës në vendin tonë , janë implementuar projekte të shumta, në fushat humane të shëndetësisë, arsimit e ndihmës sociale, veçanërisht në zonat e veriut të vendit.   Urdhri i Maltës ofroi ndihmë të gjerë edhe për përballimin e fluksit të madh të refugjatëve gjatë krizës së Kosovës në vitin 1999.