Mbi 400 forca policie, RENEA dhe FNSH kanë rrethuar Lazaratin
Më shumë se 400 policë, mes tyre edhe efektivë të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA kanë vënë në rrethim Lazaratin.Ballë për ballë me armatime të rëndë dhe me snajper të vendosur mbi fshat, forcat e policisë nisën një operacion për kapjen e autorëve të grupit të zjarrit që vranë efektivin Ibrahim Basha dhe plagosën dy kolegët e tij Perlat Hamitaj dhe Jetmir Isaj.Efektivë të specialeve bënë një skanim të fshatit nga pozicionet e larta, ndërsa të tjerë u futën përmes autoblindave. Faza e parë e ndërhyrjes nuk hasi në asnjë rezistencë, jo vetëm nga banorët por edhe nga grupi i ashtuquajtur i Zjarrit.Pas vënies së kontrollit në skajet e fshatit dhe depërtimit të parë në qendër të tij, ndërhyja u ndërpre për shkak të rrezikshmërisë që mund të paraqesë nata, për të rinisur në orët e mëngjesit sërish.Gjatë kësaj kohe, fshati do të mbahet i rrethuar dhe policia do të monitorojë cdo lëvizje dukë vënë në funskionim edhe kamerat termike dhe teknologji të tjera reja.Cdo lëvizje në Lazarat kryhet në bazë të planit operacional, hartimi i të cilit coi në Gjirokastër krerët e policisë së shtetit, ministrin e Brendshëm dhe prokurorë e ekspertë të krimeve të rënda.Ndërkaq, përmes një njoftimi zyrtar policia hodhi dritë mbi sulmin ndaj tre efektivëve të forcave RENEA, që la një të vrarë dhe dy të plagosur. Ata ishin pjesë e një aksioni të ndërmarrë nga forcat RENEA për të kapur një grup personash të armatosur që gjatë natës kishin qëlluar ndaj efektiveve të policisë. Tre specialët u gjenden në breshëri armësh pranë vendit të quajtur Pularia ndërsa udhëtonin me mjetin tip "Golf", me targë "MB 060 AA".Ibrahim Basha ndërroi jetë për shkak të plagëve ndërsa dy efektivët e tjerë mbetën të plagosurGjatë aksionit policia arrestoi Xhulio Malos, ndërsa në makinë e tij u gjet një arsenal armësh.
