Tension në Malësinë e Madhe, grusht kreut te PD-se, Koka: Sterkaj provokator/ FOTO
Tensionohet situata në Malësinë e Madhe, ku në KZAZ nr 1 vijon ende numërimi i votave. (Ne foto: FNSH ne vendngjarje siguron rendin pas tensionit ne KZAZ, evakuon zonen)Nga informacioni i siguruar nga gazetari i Ora News Bepin Kolvataj mësohet se rreth orës 23 të mbrëmjes së 23 qershorit është raportuar për një situatë të tensionuar në ambientet e jashtme të KZAZ-së duke detyruar dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të shkojnë për të qetësuar situatën.Nga të dhëna të para mësohet se është goditur me grusht kryetari i PD-së në Malësinë e Madhe, Pjerin Spathari.Mësohet se ka pasur debat mes mbështetësve të partive, flitet dhe për nxjerrjen e armës.Koka per Ora News:Paulin Sterkaj provokator, tensionoi situatenKandidati i PD-së për bashkinë e Malësisë së Madhe, Anton Koka në një prononcim për Ora Neës akuzoi Paulin Sterkaj si provokator dhe për tensionimin e situatës.“Ishte ora 23: 10 kur ndodhi ngjarja. Deputeti socialist i zonës Paulin Sterkaj bashkë me një grup banditësh provokuan kreun e PD-së Spathari dhe e tensionuan situatën sa Sterkaj nxjorri armën në mes të qytetarëve dhe e drejtoi në mes të qytetarëve. Ai po ushtron terror prej dy muajsh. Ne dhe sot që ata janë përpara për një numër votash dhe ne po e njohim, Sterkaj sjell vetëm problem e të këqija. I bëj thirrje poliicsë të merret me krahun tjetër të mos bëjë presion qytetarëve të tjerë.. bandat e paulins terkes pasi ne po I njohim cdoIncidenti ndodhi afër KZAZ-së. Një një tavolië ishte Sterkaj dhe shokët e tij kur Spathari po ecte. Unë i bindem votave të tyre dhe pranoj cdo rezultat. Nuk jam dhe asnjëherë nuk do të tjetërsoj votën "Ndërkohë Paulin Sterkaj në një lidhje telefonike tha se tensionet janë ulur.FNSH ndodhet në qendër të Koplikut dhe po merr në pyetje disa persona për ngjarjen. Numërimi është ndërprerë.[caption id="attachment_537263" align="alignnone" width="670"]
Ne Malesine e Madhe mbeshtes te mbledhur prane KZAZ pas incidentit[/caption][caption id="attachment_537262" align="alignnone" width="720"]
Anton Koka, kandidati i PD-se ne Malesine e Madhe[/caption] [caption id="attachment_537264" align="alignnone" width="411"]
Pjerin Spathari ne mes, i cili u godit me grusht sit ne mbremje ne Malesine e Madhe[/caption] [caption id="attachment_537257" align="alignnone" width="670"]
Ne Malesine e Madhe FNSH ka evakuar zonen[/caption][caption id="attachment_537259" align="alignnone" width="670"]
Ne Malesine e Madhe FNSH ka evakuar zonen[/caption] vijon