Makinat pa shofer, Google: Më pranë këtij realiteti se kurrë

Makinat vetedrejtuese të Google do të fillojnë testimin në rrugët publike këtë verë, por duket se ato do të kenë timonë dhe frena, gjë që në fakt nuk ishte në imazhin që kompania kishte një vit më parë.Inxhinierët do të operojnë 25 prototipe makinash të dizenjuara nga Google, të cilat përdorin të njëjtin software si makinat sportive Google Lexus RX450h që janë testuar tashmë me vetëdrejtim për rreth 10 000 milje ose e thënë ndryshe 16 093 kilometra cdo javë në muajt e fundit, sipas informacioneve që kompania ka nxjerrë në blogun e saj.Kur kompania e kërkimit në internet lajmeroi një vit më parë që kishte planifikuar të ndërtonte një flote me makina vetë drejtuese, drejtori i projektit Chris Urmson tha se prototipet nuk do të kishin timone, pedale shpejtësie ose pedale frenash, sepse ato nuk kishin nevojë për dicka të tillë.Duket se, megjithatë, prototipet do të kenë nevojë për këto pajisje kyce kontrolli pas të gjithave.Të ndërtuar në Detroit, nga furnizuesi i makinave Roush Industries, prototipet do të jenë të pajisura me timone të heqshëm, pedale frenash dhe pedale shpejtësie në mënyrë që inxhinierët testues të mund të marrin drejtimin nëse duhet, thotë Urmson në një blog të postuar së fundmi.Google e përshkruan prototipin që mban dy persona, si makinën e parë plotesisht vetë drejtuese në botë.Kompania gjithashtu thotë se do të testojë teknologji të reja për pasagjerët dhe këmbësorët, duke përfshirë një pjesë ballore prej sfungjeri dhe një xham të përparmë fleksibel. Gjithashtu Google thotë se shpejtësia e prototipeve do të jetë e limituar deri në 25 milje në orë, ose 40 kilometra në orë, për të ulur gjasat e dëmtimeve të rënda në rast përplasje.Si pjesë e zbulimit të prototipeve vetëdrejtuese, Google thotë se inxhinierët e tij planifikojnë të testojnë për situata të rralla dhe të cuditshme, ose sic i referohen ithtaret e makinave vetëdrejtuese, raste kulminante, ose situata të pazakonta që mund të ndodhin një herë në 100 000 milje ose dicka e përafërt me këtë shifër.Të tilla testime, thotë Google, do ta ndihmojnë ate të verifikojë se software përballon edhe variacionet më të rralla në skenare të zakonshme drejtimi.Google, zbuloi se makinat e tij vetedrejtuese Lexus, ishin përfshirë në 11 aksidente në rrugët publike afër bazave të tij, në Mountain Vieë, California.Asnjëherë nuk ishte makina vetëdrejtuese shkaku i aksidentit, thotë Urmson në një postim në blog. Askush nuk u dëmtua në aksident, shton ai. Makinat ishin goditur nga pas shtatë herë, kryesisht në semaforët e trafikut, me shumicën e aksidenteve të ndodhura në rrugët e qytetit më shumë se sa në autostradë.Google thotë se makinat e tij vetëdrejtuese kanë përshkuar rreth 10 000 miljë në javë dhe kanë akumuluar afro 1 milion milje./oranews.tv/