Ademi ruan avantazhin ndaj Bazhdarit në Shkodër, 8892 vota më shumë
Vijon me ritme të ngadalta proçesi i numërimit të votave në Bashkinë e Shkodrës. Nisja me vonesë e numërimit ka dhënë efektin e saj, pasi mbeten ende edhe 71 për tu numëruar.Nga rezultatet e KQZ deri në orën 08:30 të ditës së sotme, e djathta vijon të ruajë avantazhin ndaj të majtës.Partia Demokratike pritet të rikonfirmohet në Shkodër, jo më me Lorenc Lukën, por kandidaten Voltana Ademi e cila la mandatin e deputetes për të marrë drejtimine bashkisë së Shkodrës.Deri tani Ademi kryeson me 28.922 vota, ndaj Keti Bazhdarit që ka 20.030 vota. Ndërsa kandidati i LDVMP-së Vullnet Elbasani ka marrë 1.470 vota.Thirrjes për të votuar iu përgjigjën 48.654 qytetarë, ose 44.25% e popullësisë.Ndërkohë numërimi i ndërprerë mbrëmjen e djeshmen ende nuk ka nisur pritet të rifillojë mesditën e sotme./Oranews.tv/