Korçën e mban Filo, e majta merr Kolonjën e Maliqin. PD-ja merr Pogradecin e Devollin

Korça është një nga bashkitë e mëdha që e shpalli rezultatin shpejt, krahasim më bashkitë e tjera. Sotiraq Filo i ASHE u rikonfirmua si kryetari i bashkisë në këtë bashki duke marrë 59.1% të votave, kundrejt 40.9% që mori Gjergji Mero i APPD.E majta mori edhe bashkitë e Kolonjës dhe Maliqit dhe Pustecit.Në Maliq fitoi Gëzim Topçiu me 12.805 vota kundrejt Xhevdet Belishtës me 11.422 vota. Në Kolonjë Albert Malo i ASHE mori 4.435 vota përballë 3.708 vota që mori Viktor Duro.Ndërsa humbi bashkinë e Pogradecit ku kandidonte  Diana Mile nga LSI e cila mori 16024 vota përballë Eduard Kaprit të PD me 17647 vota.Po ashtu ASHE humbi edhe bashkinë e Devollit, ku Bledion Nallbanit fitoi me 9.620 vota ndaj Kosta Qaja të ASHE me 9.165 vota.