Graphene, karakteristikat e veçanta të këtij materiali
Andrea Ferrari është një nga ekspertet më të mirë në botës për një nga materialet më interesante në botë: graphene. E megjithatë është gjithashtu i kujdesshëm.Në një botë ku arritjet shkencore shpesh konceptohen si teknologji që do të ndryshojnë shumëçka në ditën pasi dalin nga laboratori, Ferrari thekson se nuk duhet të nxitohemi drejt përfundimeve. ‘Unë kurrë nuk flas për materiale magjike’, thotë ai.‘Ndonjëherë ka pritshmëri të pabazuara që pas një dite ju menjëherë do të keni dicka në treg’.Graphene është konsideruar si një materia magjik në të kaluarën, për shkak të aftësive të saj për të shtuar fuqinë dhe gjithashtu për shkak të konduktivitetit elektrik, cka do të thotë se mund të përdoret për të përmirësuar gjithçka nga betoni në ekranet me prekje të smartphonëve. Sikurse Ferrari shpjegon:’Ajo që është e mrekullueshme për grapehene është se në laborator ju mund të bëni në thelb, cdo gjë që dëshironi me të.’Sfida që Ferrari po has teksa drejton qendrën e Cambridge për Graphene, është se si ta nxjerrë nga laboratori në botën e jashtme. Megjithatë, profesori i Nanoteknologjisë në Universitetin e Cambridge, Angli, thekson se graphene e ka kohën në anën e saj. Puna filloi në vitin 2004, ‘Por ishte vetëm rreth 2009-2010 që inxhinieria, shkenca materiale dhe kompanitë vunë re këtë material’, shpjegon ai. ‘Kështu që pavarësisht asaj që mund të mendojnë njerëzit, ne jemi ende në një faze shumë të hershme të investigimit.’Për momentin, nëse dëshironi të bleni dicka normale që ka graphene, ju do të arrini në përfundimin se disa nga objektet që kanë më shumë në përbërje këtë material janë sende si raketat e tenisit, skitë ose rrotat e biçikletave, të cilat përmbajnë materialin e graphene për të përmirësuar fuqinë dhe lehtësinë.Ka akoma shumë, shumë për të ardhur, sipas Ferrari. ‘Në një botë ideale, graphene është me të vërtete një material shumë emocionues dhe i jashtëzakonshëm, me shumë karakteristika, terma, mekanike, optike dhe kështu me rradhë, të cilat janë me të vërtetë përtej asaj që shumica e materialeve ekzistuese mund të ofrojnë’. Ai citon prototipe funksionale të telefonave mobile dhe panele të ndryshme me ekrane me prekje fleksibel si një nga teknologjitë më të mira në rritje.Në fakt kur ju i kërkoni një eksperti si Ferrasi se pse graphene është e rrethuar me kaq shumë komente, superlativat fillojnë të rrjedhin më shpejtë se c’mund të prisni nga një akademik: ‘Është materiali më i fortë që ekziston, më i fortë se diamanti, është materiali me konduktivitetin më të lartë termal, kështu që mund të shpërndajë nxehtësinë më mirë se cdo material tjetër ekzistues. Është një material ku elektronet dhe mbajtësit e ngarkesave janë më të shpejtë se shumica e materialeve të tjera. Është i vetmi material që mund të ndërveprojë me dritën e cdo ngjyre të mundshme ose energji ose frekuencë që ju dëshironi’. Me pak fjalë, graphene po shpërthen me potencial.Sidoqoftë, arritja e premtimit të vërtet të graphene është ajo që e mban Ferrarin të zënë në pjesën e Anglise lindore e njohur ndryshe si Silicon Fen. Nuk është e vështirë për tu bërë gjithashtu: ‘Rruga më e lehtë për ta bërë është duke marrë thjesht një lapës dhe të vizatoni një vize në një copë letër, një fraksion i vogël i asaj që mbetet pas është graphene’, thotë duke qeshur Ferrari. Graphene është në thelbm një molekulë e madhe karboni, me cdo atom karboni të lidhur me tre atome të tjera karboni, duke formuar një rrjetë me forma hexagonale. Është një strukture atomike me karakteristika të veçanta konduktiviteti dhe fuqie.Zmadhimi dhe prodhimi i saj në një shkalle industriale që kompanitë mund ta përdorin përmes rangut të produkteve të tyre është një sfide. Ferrari flet mbi këtë çështje: ‘Ka dy mënyra kryesore të të bërit graphene. Njëra është duke e marrë graphitin dhe duke aplikuar ndonjë shpërbërës ose ujë ose çfarëdo që ju dëshironi, tundja e saj në një solucion dhe krijimi i një boje ose një shpërbërje dhe më pas, sapo të keni këtë bojë ju mund ta printoni, ta vendosni në një kompozit dhe kështu me rradhë.’‘Përqasja e dytë është e ngjashme me atë që industria e semi konduktorëve tradicional është aktualisht duke bërë, kështu që ju në thelb depozitoni atom pas atomi në shtresat e grapehene duke përdorur gaz, tipikisht methan dhe më pas ju mund të bëni disa monoshtresa me graphene mbi një substrat në një zonë të madhe.’Materiali konsiderohet se do të ketë impaktin më të madh në botën e baterive, teksa cdo smartphone, tablet dhe përdorues i kompjuterëve të lëvizshëm e di, se është një zonë që ka goxha hapesirë për përmirësim.Ka gjithashtu aplikime interesante në arkitekturë gjithashtu. Një produkt betoni që përmban graphene nuk do të kishte tendencën të ndotej me kalimin e kohës dhe shtimi i graphene në tunelet e rrugëve, do të bënte që molekulat e graphene të dekompozonin gazrat e dëmshëm në gazra me pak toksik.Graphene nuk është vetëm, thekson Ferrari, i cili thotë se ka mbi 500 materiale të njohura me një strukturë të shtresëzuar që mund të kenë karakteristika të dobishme për të bërë atë që ai e përshkruar si materiale të reja, jo prezentë në natyrë. Megjithatë, ato janë ende në një fazë shumë të hershme të investigimit, kështu që mos prisni t’i shihni në dyqanin e afërt së shpejti.Çështja për momentin është se inovacionet në materiale, duhet të jenë të lirë dhe me të vërtetë përçarës ndaj teknologjisë ekzistuese dhe ato duhet të kalojnë një rang të gjerë testesh në mënyrë që të konsiderohen të sigurtë dhe të dalin në treg.Ndaj eksploruesve si Ferrari në këtë kufi të ri materialesh, graphene qartësisht do të krijojë ndryshime në ato që prodhojmë dhe se sa mirë ato performojnë. Por ne të gjithë kemi nevojë për durim, teksa Ferrari përfundon: ‘Njerëzit nuk arrijnë të bëjnë një dallim mes dickaje si facebook, një software të zhvilluar në një universitet dhe të shpërndarë pas disa vitesh dhe dickaje në hardware, ose materiale, që fatkeqësisht mund të kërkojnë dekada zhvillimi për të kaluar nga laboratori në fabrikim’./oranews.tv/