Tregtarët e "Dinamos" ringrejnë tezgat, sulmojnë grupin e xhirimit të RTV Ora News
Një grup tregtarësh të tregut “Dinamo” kanë reaguar ashpër ndaj grupit të xhirimit të Ora News, e cila ishte aty për të pasqyruar situatën e ndërtimit të tezgave në mënyrë të paligjshme.Gjatë xhirimeve, tregtarët kanë goditur kamerat dhe makinën e Ora News.Tregtarët kanë shfrytëzuar situatën elektorale, për tju ringritur tezgat pikërisht në këtë treg, i cili disa muaj më parë është mbyllur.Policia dhe IKMT sapo kanë marrë sinjalizimin kanë mbërritur menjëherë në vendin ku janë ngritur tezgat.Disa orë më vone policia ka ndaluar Kujtim Lishën, personin që dyshohet si përgjegjësi kryesor i sulmit të grupit të xhirimit të RTV Ora News dhe Altin Merxhon.“Më datë 19.06.2015, u arrestuan në flagrancë shtetasit Kujtim Lisha, 50 vjeç, banues në Tiranë, dhe Altin Merxho, 44 vjeç, banues në Tiranë, sepse tek hyrja e ish Uzinës Dinamo, kanë kryer një ndërtim të paligjshëm dhe kanë goditur dhe kanosur punonjësit e një tevizioni privat, shtetasit G. K, 39 vjeç, banues në Tiranë, dhe J.M, 26 vjeç, banuese në Tiranë”.[caption id="attachment_534570" align="alignnone" width="615"]
Ne foto: Momenti kur tregtari i Uzines Dinamo konfrontohet me grupin e xhirimit te Ora News[/caption][caption id="attachment_534573" align="alignnone" width="813"]
Ne foto: Momenti kur tregtari i Uzines Dinamo konfrontohet me grupin e xhirimit te Ora News[/caption][caption id="attachment_534572" align="alignnone" width="821"]
[/caption]