PD i lëshon Finiqin PBDNJ-së, merr mbështetjen minoritare për Sarandën

Dy ditë para votimit për kryebashkiakët e rinj, PD gjendet pa kandidat në bashkinë e tretë.Pas Kurbinit dhe tërheqjes së kandidatit në Këlcyrë, ka dhënë dorëheqjen sot nga gara edhe kandidati i Finiqit.Ka qënë vetë kandidati Lefter Karajani i cili ka paraqitur kërkesën për tërheqje nga gara.Kandidati demokrat ka lajmëruar këtë vendim duke e mbështetur në arsye familjare.Burime nga PD konfirmuan lajmin por nuk dhanë arsyet e kësaj tërheqje. Nuk përjashtohet mundësia që përtej arsyeve familjare tërheqja e Karajanit të jetë edhe një formë mbështetjeje e të djathtës për kandidatin e PBDNJ-së.Ndërkohë PBDNJ përmes një njoftimi për shtyp, konfirmoi se do të mbështesë në Sarandë kandidatin e djathtë Kreshnik Bozho.Kandidati i djathtë i bashkisë së Finiqit ka dhënë dorëheqjen sot, gara për kryetar të bashkisë së Finiqit. Gazetari i Ora News informon se Karajani ka argumentuar dorëheqjen për arsye familjare.“Dorëheqjen time e kam dorëzuar pranë KZAZ paraditen e sotme” ka thënë Lefter Karajani për gazetarin e Ora News duke u rezervuar për të dhënë më shumë detaje në lidhje me këtë dorëheqje.Ky është kandidati i tretë nga koalicioni i djathtë, pas Altin Bibës kandidat për kryebashkiak në bashkinë e Kurbinit dhe Gentian Muhametit kandidat për Këcyrën që tërhiqet.KQZ nuk ç'rregjistroi Bibën duke e lënë në garë ndërkohë komisionerët e partisë demokratike kanë refuzuar të tërheqin materialet zgjedhore për këtë njësi duke tentuar që të bllokojnë procesin zgjedhor ditën e dielë.Partia Demokratike vendosi të tërheq Gentian Muhametin ndërkohë është bërë me dije se opozita do të mbështesë kandidatin e pavarur, Bujar Fezga, aktualisth kryetar i komunës së Dishnicës, një prej të propozuarve të Ballit Kombëtar Demokrat.[caption id="attachment_534342" align="alignnone" width="640"]Dorheqja   e   kandidatit   te   pd Kerkesa e doreheqjes se kandidatit te djathte per Finiqin[/caption]/Oranews.tv/