Beqaj: Do t’i përshtatemi ndarjes së re administrative me mjek specialistë

Një qendër e re shëndetësore në Komunën e Parisit në Tiranë do t’i japë mundësi 10.000 banorëve të marrin shërbimet shëndetësore pranë shtëpisë së tyre. Por ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj tha se do ti përshatet refomës së re administriave me mjek specialist.Një qëndër e re shëndetësore në zonën e Komunës së Parisit do i japin mundësi banorëve të marrin pranë shtëpisë së tyre shërbimet shëndetësore pa shkuar në qëndrën e vetme që shënonte vazhdimisht fluks.Ilir Beqaj: Gjithë kjo zonë që është mbi 10 mijë banorë nuk do të shkojë në qëndrën shëndetësore tek Tirana e Re, por do ta marrë shërbimin shëndetësor këtu. Pra ofrojmë mbulimin universal me kontrollin bazë shëndetësor pa pagesë, por do përpiqemi që këtë ta shoqërojmë me aksesin universal në mënyrë që distancat gjeografike të mos kthehen në pengesë për marrjen e kujdesit shëndetësor.Duket se vemendja më e madhe e investimeve shëndetësore është në kryeqytet por ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj e mohon këtë.Ilir Beqaj: Unë një qendër të ngjashme e kam hapur në periferi të Shkodrës, ne besojmë se qeverisja vendore që do dalë nga zgjedhjet e 21 qershorit do të ketë edhe më shumë kompetenca lidhur me shëndetësinë dhe kudjesin shëndetësor parësor. Do të duhet ti përshtatemi në territor shumë më pranë njerëzve edhe me mjekë specialist të sëmundjeve që janë zhvilluar më shumë këto kohë.Në këto qëndra shëndetësore përveç mjekëve specialistë, stafi mjekësor do të punojë për kontrollin bazë të popullatës nga mosha 40-65 vjec për të cilin Ministri Beqaj shprehet optimist për mënyrën se si po shkon check up.