Apeli i Ndërkombëtarëve: Zgjedhjet të jenë transparente e ligjore
Ambasadorë të akredituar në Shqipëri por dhe organizma ndërkombëtarë si dhe eurodeputetë kanë përcjellë apelin e tyre për të zhvilluar një proces të rregullt transparent dhe ligjor zgjedhor. Ndërkombëtarët i kanë kujtuar partive marrëveshjen e firmosur mes tyre në dhjetor 2014 për dekriminalizimin. Gjithashtu u bën thirrje votuesve të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e 21 qershorit Delegacioni i BE në Tiranë: Vlahutin në Durrës e Kavajë ditën e zgjedhjeveHoffman: Me rëndësi që zgjedhjet të jenë transparente dhe ligjoreKomisionerët e Helsinkit, thirrje për zgjedhje të lira dhe të ndershmeNishani apel për zgjedhjet: Dilni masivisht në votime, vota është pushteti juajLu: Të votosh do të thotë të jesh pjesë e së ardhmes së kombit tëndKur kanë mbetur edhe dy ditë nga zgjedhjet e 21 qershorit, kanë mbërritur dhe mesazhet nga ndërkombëtarët për të gjithë qytetarët shqiptarë që ditën e dielë të votojnë.Ambasadori Amerikan në vendin tonë, Donald Lu nëpërmjet faqes zyrtare të ambasadës në facebook e ka konsideruar pjesëmarrjen në votim si pjesë e të ardhmes së një kombi. Lu shpreson që ditën e dielë të gjithë ti drejtohen kutive të votimit për të shprehur vullnetin e tyre për zgjedhjet vendore.“Më kujtohet hera e parë që votova, në 1984 në Kaliforni. Ishte e jashtëzakonshme të isha pjesë e diçkaje shumë më të madhe se unë dhe të ushtroja detyrën time si qytetar. Të votosh do të thotë të jesh pjesë e së ardhmes së kombit tënd. Unë shpresoj se të gjithë ju do të shkoni për të votuar të dielën.”