Halim Kosova me qytetarët që nisin ditën në orët e para të mëngjesit
Taksistët janë ata të cilët punën e nisin me hëret se të tjerët. Punës së tyre sot zgjodhi ti bashkohet edhe kandidati për bashkine e Tiranës, Halim Kosova, i cili pasi u njoh me shqetësimet e tyre i garantoi ata për luftë ndaj informalitetit."Ikin të gjithë ata ilegalët se nuk i intereson atyre të punojnë. Po t'ia rimbursosh naftën këtyre që janë të ligjëruar ai tjetri s'ka leverdi, do detyrohet të liçensohet o s'ka mundësi.E rëndësishme është që secili nga ju, po jo vetëm nga ju, kudo ku janë njerëzit, duhet thënë një variant që është në të mirën e tyre dhe të qytetarëve . Po qe se plotësohen këto dy kondita, o burra, para".Pas takimit me taksistët, Kosova zhvilloi një vizitë tek kopshtet e çerdhet ku takoi prindërit dhe edukatoret ku bisedoi për pak çaste me ta."Ishte me të vërtetë gjë e veçantë. Kjo rastësia juaj, ardhja e rastësishme ishte domosdoshmëri për neve", thotë edukatorja.Kandidati për kryebashkiak u ndal tek një çerdhe ku disa kohë më parë kontribuoi vetë që ajo të paisej me një kënd lodrash."Unë thashë më mirë me sponsorizu diçka, ndonjë çerdhe, ndonjë kopësht që mbetet se sa me i bërë lekët flamuj që për pak ditë ikin të gjitha ose ngelen lartë në shtyllë derisa koha ti seleksionojë"Sot në mbrëmje Partia Demokratike në sheshin "Nënë Tereza" do të zhvillojë takimin përmbyllës të fushatës.