ASHE mbyll fushatën në Tropojë, Majko: Byberi do bëjë ndryshimin

Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane në bashkinë e Tropojës ka mbyllur një fushatë entuziaste si rrallë herë për të majtën në skajin verilindor.Në mitingun përmbyllës, Rexhë Byberi, ka marrë mbështetjen e Ministrit të Fianncave Shkëlqim Cani dhe deputetit socialistit Pandeli Majko, i cili rikthimin në Tropojë e ka përjetuar me emocione.Vetë kandidati Byberi, katër herë kryetar Komune në Margegaj ka theksuar se partia e tij është Tropoja dhe projekti për Bashkinë e re.Byberi: “ Partia ime janë këta tropojanë të mrekullueshëm dhe Tropoja ime e dashur. Alternativa jonë sot ka një dhe vetëm një formë, formën e Tropojës. Qofsh e bekuar Tropoja ime, Tropoja jonë e përbashkët”.Ministri Cani dhe deputeti Majko duke kërkuar votën e tropojanëve për Byberaj, theksuan se qeveria do të ketë në vëmendje Bashkinë verilindore.Cani: “Ajo që unë premtova në emër të qeverisë që kjo bukuri natyrore dhe këta njerëz të mrekullueshëm doemos do të kenë mbështetjen e qeverisë të pakursyer”.Majko: “ Me logjikën se në Tropojë duhet vendosur flamuri partiak, jo të gjithë janë tropojanë, të gjithë janë shqiptarë, të fitojë më i miri. Rexhon nuk e kemi sjellë të mbuluar me flamurin partiak, e kemi sjellë si njeri i cili do të dijë të bëjë ndryshimin”.Takimi elektoral është shoqëruar edhe me një atmosferë artistike.