Danezët votojnë të djathtën anti-emigracion
Parititë opozitare daneze kanë fituar zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme, duke i hequr pushtetin kryeministres sharmante të vendit, Hel Torning-Shmid, edhe pse partia e saj mori numrin më të madh të votave.Socialdemokratët e udhëhequr nga Torning-Shmid siguran 47 vende në parlament, por aleatët e tyre të bllokut të kuq nuk fituan mjaftueshëm vota në krahasim me bllokun blu, çka detyroi Kryeministren e parë femër të Danimarkës të japë dorëheqjen edhe si lidere e partisë.Në total, të djathtët siguruan 90 deputetë, pesë më shumë së të majtët, ndërsa partia popullore daneze, e njohur për qendrimin e saj kundër emigrantëve, siguroi 37 vende në parlament, duke u bërë kështu forca e dytë politike në vend, megjithëse ka pak gjasa që lideri i saj Kristian Tulesen Dahl, të zgjidhet Kryeministër, pasi pritet që koalicioni të votojë në favor të Lars Loke Rasmusen, kreut të Liberaldemokratëve që udhëhiqnin bllokun opozitar.51-vjeçari do të bëhet kështu Kryeministër për herë të dytë, pasi ishte pikërisht ai që u rrëzua nga pushteti në vitin 2011, kur danezët besuan te program i Torning-Shmid.