Masakra në kishën afro-amerikane, ja video e vrasësit pak para krimit

Këto janë çastet e fundit të jetës së nëntë pjestarëve të kishës afro-amerikane në Çarleston të Karolinës së Jugut, të vrarë brutalisht nga Dilan Ruf, i cili qendron mes tyre gjatë seancës së studimit të Biblës.Në video, publikuar në rrjetin social Snapchat nga Tajuanz Sendërs, 26-vjeç, më i iriu prej nëntë viktimave, Ruf dallohet në cepin djathtë, ndërsa dëgjon fjalët e pastorit Klementa Pinknei, të cilin vetëm pak minuta më vonë do ta vriste bashkë me të tjerët.21-vjeçari u arrestua brenda 24 orëve nga policia 350 kilometra nga vendi i masakrës, ndërsa autoritetet kanë ngritur padi ndaj tij për vrasje për shkak të rracës, pasi të nëntë viktimat ishin pjestarë të komunitetit me ngjyrë në Çarleston.Por ndërsa qindra vetë janë mbledhur rreth kishës historike episkopale, themeluar në shekullin XIX nga liderët e komunitetit afro-amerikan dhe aktivistë të shfuqizimit të skllavërisë, zbulimet e fundit se pistoletën me të cilën kreu vrasjen ia kishte dhuruar i ati për ditëlindje, kanë ngritur për të disatën herë debatin e armëve në Shtetet e Bashkuara, gjithmonë të konsideruar si një e drejtë kushtetuese e popullit amerikan.Presidenti amerikan, Barak Obama, tha se amerikanët duhet të përballen me faktin që kjo e drejtë po keqpërdoret gjithnjë e më tepër."Nuk i kemi të gjitha faktet, por e dimë mirë se edhe një herë, njerëz të pafajshëm u vranë edhe për faktin se ai që donte të bënte keq nuk pati probleme për të vënë duart mbi një armë. Tani është koha për të vajtuar, por duhet ta kemi të qartë: duhet të pranojmë se në vende të tejra të përparuara këto gjëra nuk ndodhin me këtë lloj shpeshtësie. Dhe e kemi vetë në dorë për të bërë diçka”.Masakra e të mërkurës ndodh pas muajsh protestash në qytete të ndryshme të Shteteve të Bashkuara për vrasjen e njerëzve me ngjyrë nga oficerë policie të bardhë.Në një faqe në Facebook që me sa duket i përket vrasësit të dyshuar, në një foto ai mban veshur një xhaketë me flamuj të epokës së aparteidit në Afrikën e Jugut dhe Rodezisë, sot Zimbabve, gjithashtu të udhëhequr në atë kohë nga pakica e bardhë.Policia tha se ai ishte i armatosur në momentin e arrestimit, por nuk bëri rezistencë, ndërsa nga hetimet paraprake është zbuluar se kishte disa muaj që po e planifikonte sulmin.Edhe pse Karolina e Jugut nuk ka në legjislacionin e saj dënime më të rënda për krimet e urrejtjes, me shumë gjasa Ruf do të gjykohet nga një gjykate federale, që parashikon ndëshkime të ashpra për krime të motivuara nga paragjykimi rracor.Capture