Duma: Hapësirë publike për tregun industrial, 50 % më pak taksa
Kadidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma, zhvilloi një bashkëbisedim me tregtarët e tregut industrial në qytet të cilëve u premtoi se një hapësirë publike nga Bashkia në mënyrë që të ulin kostot nga qeraja e lartë që paguajnë sot në hapësirë private.Kandidatja tha se taksat e shitësve ambulantë do ti ulë me 50 %, ndërsa do të ketë amnisti për taksat e papaguara deri në vitin 2014."Taksat tuaja do t'i përgjysmojnë menjëherë që në muajin e parë. Tregun publik do e bëjmë sezbën për ju. Do punojmë çdo ditë për të hapur vende pune. E kam thënë që çdo familje të ketë të paktën një të punësuar", tha Duma.Disa nga ankesat e tregtarëve ishin rënia e fuqisë blerëse si dhe taksat e larta çfarë ka bërë që nga 1300 biznese që ishin në këtë treg, kanë mbetur vetëm 700.Ky treg u përmbyt dy ditë më parë duke i vendosur në një situatë edhe më të vështirë tregtarët e tregut më të madh të Durrësit.