Gjebrea: Janë shoqëruar 21 persona si të dyshuar për ngjarjet që lidhen me fushatën

Kur na ndajnë vetëm dy ditë nga zgjedhjet Ministria e Punëve të Brendshme nga një konferencë për media i bëri thirrje partive politike që të tregohen të kujdesshëm me deklaratet e tyre publike. Deklaratave te kryetrit te opozites Lulzim Basha për presione ndaj kandidateve të djathtë ministri e Brendshme iu përgjigj se çdo pretendim i opozitës është verifikuar nga uniformat blu.Gjebrea: Duam të sqarojmë opinionin publik për disa deklarata publike të PD lidhur me insinuata për incidente që kanë ndodhur përgjatë fushatës dhe për të cilat Policia ka reaguar menjëherë.Bëjmë me dije se çdo njoftim është konsideruar maksimalisht, duke shoqëruar 21 shtetas të dyshuar si të implikuar në ngjarje që lidhen me fushatën, për të cilët materialet janë referuar në Prokurori.Më herët Altin Qato numri dy i policise së Shtetit, në një dalje për mediat nenvizoi se ka marrë të gjitha masat e nevojshme për mbarëvajtjen e procesit zgjdhor më 21 qershor duke angazhuar rreth 7 mijë forca policie.Qato: Policia e Shtetit ka marrë të gjithë masat për garantimin e rendit publik dhe krijimin e një mjedisi sa më të sigurt për qytetarët, në funksion të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor për organet e qeverisjes vendore që do të mbahen me datë 21 Qershor 2015.Në funksion të këtyre masave vlen të theksojmë se janë trajnuar 6.699 punonjës policie në bashkëpunim me Prezencën e OSBE në Tiranë, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe Prokurorinë e Përgjithshme.Prej disa ditesh policia e shtetit është vënë në gatishmëri totale në të gjithë vendin për marrjen e të gjitha masave me qëllim parandalimin e çdo lloj incidenti të mundshëm elektoral.