Basha në Kamëz: Votoni Mziun të mbroni dinjitetin, Rama- Meta e kanë halë në sy

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ishte sot në Kamzë për të mbyllur fushatën elektorale duke bërë thirrje për të votuar kandidatin e djathtë Xhelal Mziu.“Nuk është garë për pushtet politik por shans për të ndihmuar shqiptarët në vështirësi” tha Basha duke sulmuar Safet Gjicin si “xhandar besëprerë i oligarkisë, njeriu që ka marrë përsipër të nënshtrojë me kërrbaç Kamzën e Paskuqanin”“Dy ditë kanë mbetur para se Kamza të flasë me votë” tha Basha duke bërë thirrje për të votuar Mziun si “njeriun simbol të barrikadës kundër Ramës- Metës”“Halë në sy e kanë kryebashkiakun tonë Xhelal Mziu” nënvizoi Basha duke shtuar: “Vota për Xhelal Mziun është votë për të mbrojtur dinjitetin tuaj, për të ulur taksat për të mos lejuar banditët e Safet Gjicit tju terrorizojnë e tju vjedhin , ju biznese e banka, por për të punuar me ju, për tu ulur pranë jush dhe për tu drejtuar së bashku me mua drejt një fitorejeje pa kthim.Kurrë nuk ka qenë më vetëm oligarkia dhe më të bashkuar shqiptarët, të djathtë e të majtë. Votoni për Xhelalin dhe ne do jemi në krahun tuaj. Në krahun tonë është e vërteta, e drejta, faktet, Amerika e BE” tha Basha duke mbyllur fjalimin e tij me një thirrje “Votoni për Xhelal Mziun”/Oranews.tv/