Protesta kundër ndryshimeve kushtetuese në Hungari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Mars 2013, 10:57
Rreth 3,000 persona kanë protestuar të dielën në qendër të Budapestit kundër ndryshimeve të fundit në Kushtetutën e Hungarisë.Protestuesit kanë mbajtur flamuj të Bashkimit Evropian dhe opozitës, si dhe parulla kundër kryeministrit Viktor Orban.Parlamenti ka kaluar ndryshimet kushtetuese më 11 mars, me gjithë kundërshtimet e brendshme dhe shqetësimet ndërkombëtare.Kritikët thonë se ndryshimet e bëra, të cilat mbështeten nga Partia Fidez e Orbanit, mund të çojnë në rregulla kufizuese sa i përket arsimit të lartë, të pastrehëve, ligjit zgjedhor dhe ligjit familjar.Orban thotë se nuk ka prova për ndonjë shkelje të rregullave të BE-së.