Opozita siriane synon formimin e qeverisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Mars 2013, 08:35
Grupi kryesor i opozitës siriane nis sot një takim dyditor në Stamboll.Përfaqësuesit e Koalicionit Kombëtar të Sirisë planifikojnë të zgjedhin një qeveri të rebelëve, e cila do të sfidojë regjimin e presidentit Bashar al-Assad.Për postin e kryeministrit garojnë 12 kandidatë, përfshirë ish-ministrin e Bujqësisë.Rebelët në Siri kanë nisur revoltën kundër regjimit që në mars të vitit 2011.Kombet e Bashkuara thonë se luftimet mes rebelëve dhe forcave të regjimit kanë lënë rreth 70,000 njerëz të vrarë.