Samiti i BE-së, protesta ndaj masave shtrënguese
Çështjet e punësimit dhe rritjes ekonomike kanë dominuar bisedimet e BE-së në Bruksel, në mes të protestave në kryeqytetin belg.Franca, Italia dhe disa vende të tjera kanë synuar nxitjen e rritjes-miqësore të shpenzimeve për të përballuar problemet, ndërsa Gjermania mbrojti masat e rrepta shtrënguese.Mijëra protestues dolën në rrugë pranë vendit të samitit, duke thënë se shkurtimet e shpenzimeve qeveritare po godisnin punësimin.Presidenti francez Francois Hollande kërkoi më shumë fleksibilitet në objektivat e buxhetit, të vendosura nga Komisioni Europian.Franca, e goditur fortë nga kriza e borxheve, pritet të humbasë objektivat e deficitit të buxhetit të tij, këtë vit. Kryeministri në largim i Italisë, Mario Monti, argumentoi gjithashtu se vendi i tij, një tjetër anëtar i BE-së që po përballet me presione financiare, duhet të lejohet të shpenzojë më shumë, në mënyrë që të krijojë më shumë vende pune.Ai paralajmëroi kolegët e tij europianë, se “mbështetja publike e reformave, dhe më keq, ajo ndaj Bashkimit Europian, është duke rënë në mënyrë dramatike”.Ky pritet të jetë samiti i fundit në BE për Mario Montin, një teknokrat i papërzgjedhur, i cili kishte mbështetjen e Brukselit, por mori vetëm 10% të votave në zgjedhjet italiane të muajit të fundit.Ndërkohë, Kancelarja gjermane, Angela Merkel, mbrojti masat shtrënguese, duke thënë se “konsolidimi i buxhetit, reformat strukturale dhe rritja, nuk janë në kontradiktë, por janë përforcues të përbashkët”.