Francois Hollande thirrje BE për embargon e armëve të rebelëve sirianë

Presidenti francez, Francois Hollande ka bërë thirrje BE-së për heqjen e embargos së armëve për kryenengritësit e Sirianë, që po luftojnë kundër presidentit Bashar al Assad."Ne jemi të gatshëm për të mbështetur rebelët, kështu që ne jemi gati për të shkuar aq larg," tha Holond, i cili para  gazetarëve theksoi se Franca dhe Mbretëria e Bashkuar u pajtuan për çështjen, por që vendet e tjera nuk janë  bindur ende."Europa nuk mund të lejojë masakrën e një populli nga një regjim i cili tani për tani nuk dëshiron një tranzicion politik" tha Holand.Për shkak të urgjencës së situatës Hollande ka folur në Bruksel të Enjten, përpara samitit dyditor të udhëheqësve të BE-së. Siria nuk është në axhenden e çështjeve formale  në këtë  takim, por një zyrtar britanik tha se Hollande dhe Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron, do të rrisë konfliktin me udhëheqësit e tjerë të Premten, ditë kjo, që shënon përvjetorin e dytë të fillimit të kryengritjes siriane.Të Mërkurën, Cameron la të kuptohet se Britania e madhe do të marrë krahun e rebelëve në qoftë se ndalimi i BE-së do të mbetet në vend.Megjithëse, Rusia - Aleati kryesor i Sirisë Europiane , ka deklaruar kundërshtimin e saj të qartë për armatosjen e rebelëve, Gjermania, Austria dhe Suedia janë ndër shtetet e BE që besohet të jeni të gatshme për të hequr embargon, raporton agjensia ndërkombëtare e lajmeve  BBC.Ndërkohë zyrtarë të OKB-së bëjnë thirrje të mbahet kujdes në lidhje me heqjen e embargos së armëve për kryengritësit opozitare. Shumë vende janë të shqetësuar se derdhja e më shumë armëve në Siri mund të eskalojnë në konflikt.Në samitin që nisi ditën e Enjte, liderët e BE-së pritet që të debatojnë për meritat dhe disavantazhet e progameve të kursimit që janë shtyrë si pjesë e rrugëdaljes nga kriza ekonomike, por edhe që kanë shkaktuar reagime në shtetet anëtare të cilat po luftojnë për ta kthyer sërish ekonominë në rrugën e saj.Mijëra protestues kundër masave të kursimit kanë demonstruar derisa liderët arrinin në samit.