Policia e Nju Jorkut vret autorin e vrasjes së katërfishtë
Policia e Shtetit të Nju Jorkut, në SHBA, ka eliminuar personin e armatosur që vrau rreth 24 orë më parë 4 persona.Personi është ekzekutuar nga autoritetet në ndërtesën ku ishte fshehur.64-vjeçari, Kurt Myers në një sulm çmendurie, qëlloi për vdekje dy persona brenda një parukerie dhe dy të tjerë në një lavazh, në një lokalitet rreth 400 kilometra në veri të Nju Jorkut.Asnjë polic nuk mbeti i lënduar në aksionin që solli vetvrasjen e Kurt. Ai qëlloi dhe vrau fillimisht mbi qenin e policisë, por u qëllua për vdekje nga forcat speciale kur hapi zjarr ndaj tyre.Masakra e pamotivuar e Myers është e fundit në radhën e disa sulmeve të ngjashme, në të cilat njerëz të çekuilibruar mendërisht, duke përfituar nga ligji që lejon armëmbajtjen, realizojnë masakra të tilla.Një situatë e tillë, ka hapur një debat kombëtar mbi armët, me numrin e atyre që kërkojnë nxjerrjen jashtë ligjit të armëmbajtjes që ka pësuar një rritje në shkallë kombëtare.