Dita e parë e punës së Papës

Papa Françesku ka festuar Meshën e tij të parë, pas shpalljes si kreu i Kishës Katolike, ai ka predikuar në frontin e kardinalëve në Kapelën Sistine."Unë do të doja për të gjithë ne ... që të kemi guximin për të ecur në prani të Perëndisë," tha Papa duke folur në italisht.Më parë, Papa Françesku I, kreu lutjet private në Bazilikën e “Santa Maria Maggiore”, pas të cilës ai u takua me fëmijët dhe më pas me korrektësinë që ai përshkruhet, ka shkuar për të punuar.Papa më vonë shkoi në banesën e priftërinjve në “Piazza Navona” për të marr sendet e tij dhe të paguajë faturën e tij. Ai gjithashtu ka nisur proçesin e emërimit të personelit të lartë në Vatikan.Kardinali Horhe Marjo Bergolio nga Argjentina, i cili është edhe Jezuiti i pare Papë, ka marrë me mijëra mesazhe dashamirësie nga e gjithë bota.Por 76-vjeçari argjentinas, Françesku i I, gjithashtu përballet me një sërë sfidash të vështira. Pasi Kisha ndiqet nga grindjet dhe skandalet ndaj abuzimit seksual klerikale dhe korrupsionit të dyshuar. Sipas analistëve të mediave ndërkombëtare, Papa i ri bëhet kreu i Kishës në një moment kritik në historinë e saj.Të Mërkurën natën, Papa Françesku pas shpalljes se tij nga ballkoni i Basilikës në Sheshin e Shën Pjetrit,  u ka kërkuar turmave të besimtarëve që të luten për të, duke  theksuar me këtë mënyrë reputacionin e tij.E ndërsa orët e para të tij në punë tregojnë përulësinë e Papës Françesku, duke përshkruar se si ai shmangu një makinë të veçantë dhe focat e sigurisë të dhëna për të marrë atë në Vatikan dhe udhëtoi në një autobus me Kardinalët e tjerë.Pas shëtitjes së tij të parë si Papa në Bazilikën e Romës të Enjten, Françesku i I, u kthye në shtëpinë e klerit në një rrugicë në qendrër të qytetit, ku ai kishte qenë duke qëndruar, përpara se vota e fshehtë ta zgjidhte atë Papë të Mërkurën."Ai mori valixhet e tij dhe pastaj shkoi për të paguar faturën për dhomën e tij dhe për të dhënë një shembull të mirë," tha zëdhënësi i Vatikanit Federico Lombardi.E ndërsa Papa i ri theu traditën kur ai ndenjti në këmbë për të marrë bekimet e Kardinalëve  në homazhin  pas zgjedhjes së tij, në vend që të ulej në fronin e Papës, " tha Lombardi.Të Premten, ai do të takojë të gjithë Kardinalët, duke përfshirë edhe ata të moshës mbi 80 vjeç të cilët nuk kanë marrë pjesë në Konklavë, ndërsa të Shtunën do të takohet më mediat e botës në një audiencë të veçantë papnore, ndoshta një mundësi për të vendosur disa nga vizionet e tij globale, raporton korespodenti i  BBC-së në Romë.Gjithashtu është planifikuar një vizitë me paraardhësin e tij, Benediktin e XVI,  në vendbanimin e tij të tanishëm, në Castel Gandolfo jashtë Romës, por kjo nuk do të zhvillohet në dy ditëtt e ardhshme, tha Lombardi.Vizita e tij në kishën "shtëpi" të Benediktit, konsiderohet tepër e rëndësishme, pasi korrespondentët thonë se, ekzistenca e një Pape të gjallë në pension ka shkaktuar frikën e një pushteti të mundshëm rivalë.E ndërsa nga Vatikani është bërë e ditur se Françesku do të emërohet zyrtarisht në Meshën e inaugurimit të Martën në 19 Mars.