Mekë, peligrinët e gjuajnë me gurë djallin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Tetor 2012, 14:46
Besimtarët myslimanë kanë marshuar në luginën në lindje të qytetit të shenjtë të Mekës, për të marrë pjesë në ritualin fetar, që njihet si gjuajta me gurë e djallit.Ky është rituali i fundit i haxhit pesëditor që mbahet çdo vit në Arabinë Saudite.Ngjarja në afërsi të qytetit të Minas mund të zgjasë tre ditë.Për ta përfunduar ritualin, një pelegrin duhet të hedhë gurët në tre muret, që simbolizojnë djallin.Pelegrinët kanë mbledhur gurë gjatë natës në një qytet tjetër të shenjtë, Muzdalifah.Mësohet se shumë se 3 milionë pelegrinë po marrin pjesë në Haxhin e këtij viti.Sipas parimeve të Islamit, të gjithë myslimanët duhet të udhëtojnë në Arabinë Saudite për të kryer ritet fetare të Haxhit, të paktën një herë në jetën e tyre.