Çmimi Sakharov u akordohet dy iranianëve
Nasrin Sotoudeh dhe Jafar Panahi nga Irani janë fituesit e këtij viti të çmimit Sakharov për lirinë e mendimit. Çmimi i cili ndahet nga Parlamenti Europian i jepet për herë të parë dy iranianëve.Avokatja Nasrin Sotoudeh përfaqëson aktivistët opozitarë iranianë dhe të burgosurit që përballen me dënimin me vdekje.Vitin e kaluar, ajo u akuzua për shkelje të ligjeve kombëtare iraniane të sigurisë dhe u dënua me 11 vjet burgim.Nga ana tjetër, regjisori i filmit, Jafar Panahi u dënua me gjashtë vjet burgim në vitin 2010 dhe njëkohësisht iu ndalua prodhimi i filmave të tij për 20 vjetët e ardhshëm, bazuar në akuza të ngjashme.Çmimi Sakharov nderon njerëzit apo organizatat që angazhohen në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirisë së mendimit. Gjithashtu çmimi përfshin një shpërblim prej 50 mijë eurosh.