Dhunë ndërfetare në Birmani, mbi 100 të vrarë

Më shumë se 100 persona janë vrarë gjatë përleshjeve etnike dhe fetare që kanë shpërthyer prej disa ditësh në Birmani.Një zëdhënës i shtetit perëndimor të Rakhines tha se të paktën 112 njerëz kanë vdekur në përleshjet mes budistëve rakinë dhe myslimanëve të Rohingias ndërsa dy mijë shtëpi janë djegur.Dhuna filloi të dielën, kur pakica rohingias protestoi për shkak të mungesës së ndihmës dhe ushqimit në fshatrat e saj.Dhuna pason luftimet e qershorit, në të cilat mbeten të vrarë dhjetëra njerëz dhe u zhvendosën dhjetëra mijëra të tjerë.Vala e fundit e dhunës bëri që organizata kryesore islamike e Birmanisë të anulojë festimet për Bajram.