Kriza godet biznesin, tkurrja më e madhe në 3 vitet e fundit

Aktiviteti i biznesit në Eurozonë eshte kontraktuar në ritmin e saj me të shpejtë të njohur ne keto tre -vjet e gjysmë gjate muajit tetor, kjo eshte bere e ditur nga një studim i kryer nga Menaxheret e Blerjeve te Eurozones, te cilet ne rezultatet e nxjerra mbi indeksin e perbere, tregojne per nje renie te saj ne 45.8 nga 46.1 qe qendronte gjate muajit Shtator. Nje shifer e tille qe qendron poshte 50 tregon per ekzistencen e nje tkurrje.Firmat kane vazhduar te bejne shkurtime ne vende te punes megjithese vihet re nje zbutje e normes ne kete drejtim. Shifrat paraqesin një vlerësim fillestar të bazuar në 85% të numrit normal të përgjigjeve mujore, dhe kështu ka të ngjarë që të rishikohet perseri.Me heret, shifrat e indeksit te blerjeve te Menaxhereve te mbledhura nga Kompania private e sherbimeve bankare dhe financiare me baze ne Britani, HSBC, treguan se aktiviteti prodhues ne Kine gjate muajit tetor pesoi renie te lehte te ecurise krahasuar me muajt paraardhes. Keshtu Indeksi i blerjeve te menaxhereve tregon shifrat e 49.1 nga 47.9 ne muajin shtator - qe perben dhe nivelin me te larte te arritur ne tre muajt e fundit.Nje studim me vete i kryer nga grupi i biznesit Britanik i CBI tregoi se porosite e prodhimit gjate tre muajve te fundit deri ne muajin Tetor kane pesuar renie ne Mbreterine e Bashkuar, ndersa prodhimi i brendshem ishte i pandryshuar.Bilanci midis atyre kompanive që panë rritjen e prodhimit dhe ato që panë renie te saj goditi nivelin e tij më të ulët në keto tre vjet.Nga ana e tyre, prodhuesit jane shprehur se presin nje rritje modeste te prodhimit te brendshem pergjate 3 muajve ne vijim. Qendra kresore industriale e Evropës, Gjermania, qe deshmitare e nje tkurrje të shpejtë, me eksportet e makinave veçanërisht të dobëta. Franca, ekonomia e dytë më e madhe në eurozonë, pa një "tkurrje të pjerrët" në veprimtarinë e biznesit në përgjithësi.Shumë ekonomistë presin që shifrat zyrtare, qe priten te leshohen në mes të nëntorit, të tregojne një tkurrje të mëtejshme mes korrikut dhe shtatorit, duke e shtyre bllokun e Eurozones përsëri në recesion.