Formohet grupi botëror për vlerësimin e kredive

Tre agjenci të pavarura vlerësimi përkatësisht nga Kina, SHBA-ja dhe Rusia zhvilluan në Pekin një konferencë shtypi për të shpallur nismën për formimin e Grupit Botëror të Vlerësimit të Kredive. Ky institucion ndërkombëtar do të jetë një sfidë e re ndaj sistemit ekzistues ndërkombëtar të vlerësimit .Deri tani sistemi ndërkombëtar i vlerësimit të kredive është kontrolluar nga tre agjenci vlerësimi amerikane, Standard&Poor`s, Moody`s dhe Fitch.Gjatë krizës financiare ndërkombëtare këto tre agjenci janë kritikuar dhe thirrja për reformimin e sistemit ekzistues ndërkombëtar të vlerësimit ka vijuar pandërprerë.Grupi Ndërkombëtar i Vlerësimit të Kredive do të jetë një institucion ndërkombëtar vlerësimi josovran dhe nuk do të përfaqësojë interesat politike e ekonomike të ndonjë vendi ose grupimi. Grupi do të formohet brenda gjashtë muajve dhe selia e tij do të jetë në Hong-Kong.