Gjeorgji, Saakashvili fal djalin e ish-presidentit
Presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili ka falur djalin e burgosur të presidentit të parë të vendit, Zviad Gamsakhurdia.Zyra presidenciale e Gjeorgjisë tha sot se vendimi lidhur me Tsotne Gamsakhurdia është marrë pas kërkesës së Patriarkut të Kishës Ortodokse të Gjeorgjisë, Iliya i Dytë.Tsotne Gamsakhurdia ishte burgosur tre vjet më parë me akuzën për tentativë vrasje dhe për armëmbajtje pa leje.Dënimi i tij prej nëntë vjetësh ishte shtuar edhe për një vit, pas thyerjes së rregullave të burgut.Në vitin 2007, Tsotne Gamsakhurdia ishte akuzuar se kishte spiunuar për rusët, por akuzat më vonë ishin hedhur poshtë.Babai i tij, Zviad Gamsakhurdia ishte presidenti i parë i Gjeorgjisë dhe e kishte udhëhequr vendin në vitet 1991 dhe 1992.Ai u vra në perëndim të Gjeorgjisë më 31 dhjetor të vitit 1993, në rrethana që ende nuk dihen.