Rusi, arrestohet kryeaktivisti anti-Putin
Një prej aktivistëve më të rëndësishëm të opozitës ruse, Sergei Udaltsov, u arrestua sot me akuzën për organizimin e trazirave publike dhe përballet me mundësinë e dënimit deri në dhjetë vjet heqje lirie.Duke folur përpara Komitetit Hetimor, ekuivalentes së FBI-së në Rusi, Udaltsov theksoi edhe një herë më shumë pafajësinë e tij.”Nuk jam unë, por regjimi i Putinit që del në gjykatë. Më mbështesni mua dhe të gjithë të burgosurit e tjerë politikë në Rusi”, shkroi aktivisti në rrjetin shoqëror “Twitter”.Dy aktivistë të tjerë janë vendosur gjithashtu nën arrest në lidhje me të njëjtat akuza.Udaltsevit i ishte ndaluar më parë të largohej nga vendi, ndërsa një dokumentar i transmetuar më parë gjatë muajit, e përfshiu atë në një komplot të supozuar për të rrëzuar qeverinë nëpërmjet një revolucioni të financuar nga shteti i vogël fqinj i Gjeorgjisë.Përpara arrestimit të aktivistit, një tjetër zë anti-Putin, Leonid Razvozzhayev, u rrëmbye nga Shërbimet Sekrete Ruse në Kiev dhe u transferua në Rusi, ku pranoi “me vetëdije” përpara policisë planifikimin e grushtit të shtetit.