Italia drejt humnerës fiskale
Italia vazhdon të tërheq vëmendjen e tregjeve, ndërsa ende nuk është gjetur një zgjidhje për ekuacionin e qeverisë së re.Kostot e huamarrjes afat mesme të Italisë janë rritur në shifrat më të larta që nga muaji dhjetor.Shuma e interesit që kishte për të ofruar mbi obligacionet qeveritare në tre vjet kohë shkoi deri në 2,48 për qind nga 2.3 për qind muajin e kaluar. Edhe agjensia e vlerësimit Fitch uli kreditin e Italisë, një tjetër provë e uljes së besimit të investitorëve për të ardhmen fiskale të vendit pas zgjedhjeve që solli bllokimin politik dhe dyshim mbi reformat e nevojshme për të nxitur rritjen dhe për të shkurtuar borxhin.Yield-et e obligacioneve italiane dhe ato të shteteve të tjera të euros me borxhe të tilla si Spanja kanë rënë, duke bërë që edhe shefi i bankësqëndrore europiane Mario Draghi të kërkojë një tjetër aksion që duhet bërë për të shpëtuar euron.Vlerësimi agjencia Fitch për Italinë në BBB +, vetëm tre pikë më lart statusit 'junk', është një tronditje për investitorët dhe Eurozonën. Ajo që është më shqetësuese është se pasiguria politike pas zgjedhjeve mund të sjellë një recesion të thellë dhe një rritje të borxhit në vend.Parlamenti i Italisë mblidhet më 15 mars dhe Presidenti Xhorxho Napolitano do të mbajë konsultime me udhëheqësit e të gjitha partive për të parë nëse mund të formohet një qeveri. Nëse kjo përpjekje del e dështuar atëhere vendi mund të përballet me zgjedhje të reja brenda disa muajve.