Pakistan, rrëmbehen dy turiste çeke

Persona të armatosur kanë rrëmbyer dy turiste çeke, ndërsa ato po udhëtonin me autobus në provincën jugperëndimore pakistaneze, Baluçistan.Zyrtari i qeverisë lokale, Zafar Iqbal, ka theksuar se turistet po udhëtonin drejt Iranit me një autobus udhëtarësh dhe se ato ishin të shoqëruara me roje.Sipas tij, shoferi i autobusit ka njoftuar se persona të armatosur me uniforma ushtarake  kishin ndalur autobusin dhe i kishin rrëmbyer turistet dhe rojen e tyre. Roja më vonë ishte liruar.Autoritetet thonë se po zhvillohet një operacion intensiv kërkimi për të gjetur turistet e rrëmbyera.