Lavrov: Shqetësim për radikalët islamikë në opozitën siriane
Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka thënë se armatimi i opozitës siriane do të ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.Ai, gjithashtu, ka shprehur shqetësim për praninë e radikalëve islamikë në mesin e kryengritësve.Këto komente ai i bëri mbrëmë para gazetarëve në Londër, pas bisedimeve me ministrin e jashtëm britanik, William Hague.Deklarata e Lavrov u bë një ditë pasi kryeministri britanik, David Cameron, ka sugjeruar se Londra mund të paraqes veto ndaj vazhdimit të embargos së armatimit në Siri nga ana e Bashkimit Evropian.Rusia është njëri nga mbështetësit më të mëdhenj të presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, duke e mbrojtur atë nga sanksionet e Kombeve të Bashkuara.Ndërkohë Bashkimi Evropian ka njoftuar se një anëtar i delegacionit të tij brenda në Siri është vrarë nga një sulm me predha në një lagje të kryeqytetit Damask.Aktivistët kanë thënë se forcat qeveritare e kanë intensifikuar bombardimin e disa territoreve për të cilat qeveria beson se janë baza të kryengritësve.