Emiri i Katarit, thirrje palestinezëve për bashkim

Emiri i Katarit u ka bërë sot thirrje palestinezëve që t`i tejkalojnë dallimet e dukshme dhe të ribashkohen.Ai është pritur sot si një hero gjatë vizitës në Rripin e Gazës. Kjo është vizita e parë nga kreu i një shteti që kur grupi islamik Hamas mori pushetin në territorin palestinez në vitin 2007.Duke folur në Universitetin Islamik të Gazës, Sheiku Hamad bin Khalifa al-Thani shtroi pyetjen: “Pse vëllezërit nuk duhet ulur së bashku e të pajtohen”?Ai gjithashtu kritikoi palestinezët e ndarë se nuk kanë strategji të qartë të rezistencës dhe lirisë.Sheiku sot u prit nga kryeministri i Rripit të Gazës nga Lëvizja Hamas, Ismail Haniya dhe i gjithë kabineti i tij.Haniya tha pas takimit se vizita e tij shënon thyerjen e bllokadës së Izraelit në Gazë.