Jorge Bergolio, Françesku i parë, zgjidhet Papa i ri
Vatikani ka tani Papën e ri i cili do të quhet Françesku i parë!Ose siç është emri i tij, Jorge Mario Bergolio, Kardinal nga Argjentina! Pak minuta pasi ora shënoi 19:00, oxhaku i Kapela Sistinës nxorri tymin e bardhë që sinjalizoi zgjedhjen e Papës së ri!115 Kardinalë të mbledhur në Romë nga e gjithë bota, votuan pasditen e së Mërkurës për herë të pestë, duke zgjedhur kreun e ri të besimtarëve katolikë.Këmbanat e Bazilikës së Shën Pjetrit, konfirmuan zgjedhjen e Papës së ri. Argjentinasi Kardinali Jorge Mario Bergoglio, ka përshëndetur turmën në sheshin e Shën Pjetrit në Romë, pas zgjedhjes së tij si Papa i ri i Kishës Katolike."Vëllezër, motra, mirëmbrëma" ishin fjalët e para të tij nga ballkoni i Bazilikës së Shën Pjetrit përpara mijëra besimtarëve që kishin pushtuar që herët Sheshin e Shën Pjetrit për të përshëndetur Papën e ri."Buonassera" e Papës Françesku i parë, ishte një shenjë e parë që tregon një Papë më “modern” dhe më "njerëzor", madje këtë e ka treguar me përultësi duke u kërkuar me mirësjelllje besimtarëv që të luten në heshtje për të. E ndërsa ai kreu lutjen e parë të tij për ish Papa Benediktin e XVI.Ndërkoë që tymi i bardhë u prit me brohoritje nga mijëra pelegrinë të cilët u dyndën megjithë shiun që binte pasdite në Sheshin e Shën Pjetrit, për të përshëndetur këtë ngjarje të lumtur. Kambanat e Bazilikës së Shën Pjetrit filluan të bien për rreth 20 minuta për të bërë të njohur zgjedhjen e Papës së ri, dhe me pas ndoqi banda e Gardës së Vatikanit. Sapo panë tymin e bardhë nga Kapela Sistine, turma filloi të bërtasë "Habemus Papam!", "kemi Papë!", apo edhe rroftë Papa.76 vjeçari Papa Françesku i parë zëvendësoi Benediktin XVI, i cili dha dorëheqjen muajin e kaluar në moshën 85 vjeçare, duke thënë se ai nuk ishte mjaft i fortë për të udhëhequr Kishën.Por kush është papa Françesku i parë që do të drejtojë 1.2 milirdë besimtarë katolikë.Jorge Mario Bergoglio, 76 vjeç ka lindur në Buenos Aires, të Argjentinës dhe është një nga pesë fëmijët e një punonjësi hekurudhe i cili ka emigruar nga Italia. Ai mori një diplomë master në kimi në Universitetin e Buenos Aires, pastaj studioi në seminar në Villa Devoto. Bergolio hyri në Shoqërinë e Jezusit në 11 Mars 1958. Bergoglio ka marrë një liçencë në filozofi. Ai u shugurua për meshtar më 13 Dhjetor 1969. Me një aftësi drejtuese ai shërbeu si provincial për Argjentinën 1973-1979. Përfundoi disertacionin e doktoraturës në Gjermani dhe u kthye në vendin e tij për të shërbyer si drejtues shpirtëror në Kordova. Bergoglio u bë Kardinal më 28 Shkurt 1998 dhe ka shërbyer në Argjentinë. Papa Gjon Pali II e thirri më pas në 21 Shkurt 2001 në Vatikan dhe Bergoglio u emërua në Kardinal në Shën Robert Bellarmino.Një jetë në mësimdhënie dhe udhëheqës i priftërinjve në Amerikën Latine, e cila ka pjesën më të madhe të katolikëve të botës, Bergoglio ka treguar një ndjeshmëri të mprehtë politike si dhe një përulësi, sipas biografit të tij zyrtar, Sergio Rubin. Stili i tij personal është antiteza e shkëlqimit të Vatikanit. Bergoglio shpesh hipën në autobus për të punuar, gatuan ushqimin e tij dhe rregullisht ka vizituar lagjet e të varfërve në Argjentinë. Ai e konsideron se çështjet sociale duhet të jenë thelbësore për Kishën. Ai akuzoi liderët e Kishave të tjera si Kisha për hipokrizi, të cilët kanë harruar se Jezu Krishti lau lebrozët dhe hëngri me prostituta. Edhe pse ai është një kundërshtar i vendosur i martesave të homoseksualve, abortit dhe kontracepsionit, Papa i ri ka treguar dhembshuri për personat që vuajnë me HIV / AIDS, sipas Reporter Kombëtare Katolike. Bergoglio është i njohur edhe për modernizimin e kishë argjentinase që kishte qenë ndër më konservatoret në Amerikën Latine. Ai që tani do të thirret Papa Françesku i Parë, do të ketë shumë sfida para tij, pasardhës i Benediktit të 16-të, do të duhet ti japë shumë përgjigje pikpyetjeve të ngritura për Kishën Katolike.