BE, raund i ri negociatash për buxhetin
BE-ja po përgatitet për një raund të ri të negociatash të vështira mbi buxhetin e saj disavjeçare, pavarësisht nga një marrëveshje e arritur nga drejtuesit e qeverisë muajin e kaluar.Parlamenti Europian pritet të miratojë një rezolutë që i kërkon qeverivë të shlyejnë faturat e papaguara të buxhetit, për të shmangur deficitin. Europarlamentarët gjithashtu duan një buxhet më leksibël për 2014-2020, duke pasur mundësin e përdorimit të parave të caktuar për një fushë në një fushë të tjetër nëse do të jetë nevoja.Për herë të parë buxheti shumëvjeçar i BE-së do të shkurtohet 3.3%.Një zyrtar i Parlamentit Europian tha për BBC Neës tha se BE-ja ishte e detyruar të paguajë 217miliardë euro për shkak të kontratave të miratuara tashmë nga buxheti aktual shumëvjeçare.Traktati i BE thotë se buxheti i bllokut 27 vendeve duet gjithnjë të balancohet, duke shmangur këshjtu rrezikun e akumulimit të borxhit nga qeveritë kombëtare.Zyrtari, i BE deklaroi se Unioni ende kishte 16.2 miliardë euro të papaguar projektet për rajonin nga viti i kaluar . Parlamenti argumenton se borxhet e tilla duhet të shlyhen sa më shpjet që të mund të mos ndikojnë ën prjektyet e tjera të zhvillimit të BE, sidomos në fusha prioritare.