SHBA, hakerat sulmojnë VIP-at

Zonja e Parë Amerikane Michelle Obama, zvPresidenti Joe Biden, ish-sekretarja e Shtetit Hillary Rodham Clinton dhe këngatarja e njohur Beyonce, janë disa nga figurat e njohura në listën e personave që të dhënat e tyre personale e  financiare janë publikuar në mënyrë të paligjshme në internet.Të dhënat të cilat përfshjnë adresat e supozuara të shtëpive, numrat e sigurimeve shoqërore, numrat e telefonit dhe raportet e kreditit, u shfaqën në një faqe interneti e cila besohet se e ka origjinën në Rusi.Shërbimi Sekret dhe FBI deklaruan të Martën se ata kishin hapur hetimet, për të zbardhur rrugën nga të cilat është mundësuar informacioni dhe është bërë publik.Edhe presidenti Obama konfirmoi këto publikime, dhe i quajti ato sulme të hakerave."Nuk jeni të sigurt se sa të sakta janë informacionet, por ... ju mund të shihni faqet e internetit dhe shikoni se atje tregohen edhe numrat e kartave të kreditit. Kjo do të thotë se ata janë shumë të sofistikuar" deklaroi Obama gjatë një interviste për rrjetin ABC news.Viktima të tjera të përfshira në këtë sulm të hakerave, janë dhe Britney Spears, rapper Jay-Z, Prokurori i përgjithshëm Eric H. Holder Jr, Shefi i FBI Robert S. Mueller III, ish-kandidatja për zv.presidente Sarah Palin dhe ish guvernatori i Kalifornisë Arnold Schwarzenegger.Saktësia e të dhënave është ende e paqartë. Ndërsa rrjeti informativ  ABC News raportoi se kishte telefonuar një numër i cili ishte publikuar si i Biden, ndërkohë që ishte përgjigjur një biznes në Delaware. Por numrat e sigurimeve shoqërore te aktorit Mel Gibson dhe reperit Jay Z kishin rezultuar të sakta.