Indi, 5 viktima nga sulmi i armatosur

Një sulm i armatosur pranë një shkolle në Kashmir të Indisë ka shkaktuar vdekjen e pesë anëtarëve të forcave të sigurisë.Gjithashtu, dy nga atentatorët janë vrarë, ndërsa gjashtë ushtarë të tjerë janë plagosur, sipas BBC. Shkolla ka qenë e mbyllur dhe asnjë fëmijë nuk është dëmtuar nga ky sulm.Dhuna në Kashmir është rritur shumë kohët e fundit. Kjo zonë njihet për kundërshtimin ndaj regjimit indian. Asnjë grup nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë e sulmit.Kashmiri, së bashku me Jammu, janë dy shtetet e vetme me shumicë muslimane të Indisë.