Kina redukton ministrat
Udhëheqja e Kinës ka bërë publike planet për të reduktuar numrin e ministrave të kabinetit dhe për të ristrukturuar burokracitë e tjera të qeverisë komuniste.Planet përfshijnë heqjen e Ministrisë së Hekurudhave, e cila është goditur nga disa skandale korrupsioni, duke hequr përgjegjësitë e saj dhe duke i kaluar ato tek subjektet e tjera.Komisioni i Planifikimit Familjar, ndërkaq, pritet të bashkohet me Ministrinë e Shëndetësisë.Reformat po ashtu bëjnë thirrje për forcimin e rregullatorëve të ushqimit dhe medikamenteve, pas një sërë skalndalesh mbi sigurinë e prodhimit.Planet janë zbuluar në Kongresin e Legjislaturës Kombëtare, i cili po zhvillon punimet në Pekin.Kongresi pritet të miratojë ndryshimet, si dhe të emërojë udhëheqësit e rinj të vendit, përfshirë presidentin e ardhshëm, Xi Jinping.