Vatikan, vijojnë përgatitjet për zgjedhjen e Papës së ri
Ndërsa në 12 Mars do të nisë procesi të zgjedhur Papën e ri që do të udhëheqë Selinë e Shenjtë dhe gjithë besimtarët katolikë në të gjithë botën përgatitje kanë vazhduar deri në detaje.Një oxhak u montua në Kapelën Sistine përpara fillimit të konklavës së fshehtë. Votimi i 150 kardinalëve do të mbahët paradite dhe pasdite. Kuriozë e besimtarë u mblodhën në Sheshin e Shën Pjetrit për të ndjekur vendosjen e oxhakut në çatinë e kishës.Dy herë në ditë, fletët e votimit do të digjen dhe njerëzit do të mblidhen jashtë me padurim për të parë se çfarë ngjyrë është tymi që del nga oxhaku. Tymi i zi tregon se asnjë vendim nuk është marrë e tymi i bardhë lajmëron se është zgjedhur një Papë.Largimimi i papritur i Benediktit muajin e kaluar, ka sjellë pjesën më të madhe të kardinalëve në Vatikan për diskutime për problemet me të cilat ballafaqohet Kisha me 1.2 miliard besimtarë dhe për të vendosur dhe mbi profilin e njeriut që duan të votojnë si drejtues të kishës katolike.Procesi në 100 vitet e fundit nuk ka zgjatur asnjëherë më shumë se sa 5 ditë dhe as këtë herë nuk pritet të ketë proces të stërzgjatur, nisur nga fakti që Vatikani dhe besimtarët katolikë shpresojnë të keni emrin e Papës së ri para 17 marsit për të nisur ceremonitë për Pashkët.