Egjipt, gjykata konfirmon 21 dënimet me vdekje
Një gjykatë në Egjipt ka konfirmuar 21 dënimet me vdekje të personave të përfshirë në protestat fatale të zhvilluara në Port Said pas një ndeshjeje futbolli, pavarësisht tensioneve që përfshinë gjithë vendin pas shpalljes së vendimit gjykatës .Sipas mediave ndërkombëtare, 52 të pandehur të tjerë janë dënuar me burgim të përjetshëm për protesta të dhunshme, ndërsa të tjerë kanë marrë dënime më të ulëta ose janë shfajësuar.Gjatë trazirave në Port Said, pas një ndeshjeje futbolli, 74 persona humbën jetën si pasojë e përleshjes mes tifozerive të dy ekipeve.Të Premten, ushtria egjiptiane mori përsipër detyrat e sigurisë nga ana e policisë në qytetin bregdetar, në përpjekje për të ulur tensionet.E ndërsa të paktën 10 prej 29 provincave të Egjiptit, u përfshinë nga një grevë e papreçedentë e mijëra policëve të rangjeve të ulta, njësitë raportojnë se u larguan nga zyrat e tyre, pasi i mbyllën ato me dryne.Ata protestojnë për faktin se ishin detyruar me forcë nga qeveria e presidentit islamik, Mohammed Mursi, për t'u përballur me protestuesit, si dhe për mungesën e mbështetjes nga prokuroria.Shefi i forcave të sigurisë u zëvendësua të Premten, në përpjekje për t'i zbutur mërzinë rrethit të policëve. Për arsye sigurie vendimi u mor në një gjykatë të Kajros.