Venezuelë, zgjedhjet presidenciale mbahen në 14 prill
Zgjedhjet presidenciale në Venezuelë, për zëvendësimin e Hugo Chavez, do të mbahen në 14 prill. Presidenti në detyrë Nikolas Maduros, ka dhënë njoftimin duke deklaruar se ky ishte vendimi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.Vetë Maduro do të kandidojë për president, duke përfaqësuar partinë e Chavez. Ndërsa opozita duket se do të përfaqësohet me Capriles Henrike, i cili ishte përballë Chavez në zgjedhjet e fundit. Maduro, 50 vjeç, është zotuar për të vazhduar politikat e majta të ish presidentit. Sondazhet kanë treguar atë si favorite për të fituar zgjedhjet e ardhshme.Kreu i komisionit zgjedhor, tha se kandidatët do të duhet të regjistrohen për garën me hënën.Menjëherë pas shpalljes së datës së zgjedhjeve, kreu i koalicionit opozitar zyrtarisht propozoi Capriles, 40 vjeç, si kandidatin e tyre presidencial. Capriles në një mesazh në tëitter tha se ishte mirënjohës për këtë zgjedhje.Opozita bojkotoi betimin e një i dite më parë të Maduros betimit duke thënë se ai ishte jokushtetues. Ajo argumentoi se sipas kushtetutësKryetari i Asamblesë Kombëtare, duhet të marrë postin si president i përkohëshëm.Më tej opozita deklaroi se, sipas kushtetutës, zgjedhjet duhet të mbahen brenda 30 ditësh nga vdekja e Chavez, ndërkohë që 14 prilli është jashtë këtij afati.