Britani, burgoset sërish kleriku mysliman
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Mars 2013, 17:45
Një gjykatë britanike e ka dërguar klerikun mysliman, Abu Qatada, sërish në burg, pasi është arrestuar për shkelje të rregullave të lirimit me kusht.Kleriku është kapur të premten në Londër pas një sërë bastisjesh nga policia.Qatada është cilësuar si operues kyç i Al Kaidës në Evropë.Gjykata po bën përpjekje ta ekstradojë atë në Jordani, ku është dënuar në mungesë, në lidhje me komplotet terroriste më 1999 dhe 2000.Përpjekjet e Britanisë datojnë që në vitin 2001, por Qatada ka shmangur ekstradimin në betejat e gjata gjyqësore, në të cilat ka nxjerrë si shkak shkeljen e të drejtave të njeriut.